Audi parakalon Mercedes-in në shitje, shënjestron BMW-në
Share
Rupert Stadler nuk e fsheh lumturinë. Ai është shefi i gjigantit Audi, një kompani bijë e Volkswagen. Ai lajmëron me gëzim: për herë të parë këtë vit Audi ka shitur më shumë makina se rivali i fortë Mercedes. Në 11 muajt e parë të këtij viti Audi ka shitur 1.19 milion makina, Mercedes-i 1.14 milion. Tani synimi është BMW, e cila qëndron në krye të prodhuesve Premium.
Natyrisht mrekullia e Ingolstadt nuk erdhi brenda natës. Për shumë vite ata kanë punuar për të mbërritur këtu. Dhe janë të gëzuar sepse janë shumë mirë edhe sa i përket përfitimeve për makinë. Me 12 përqind përfitime ata janë shumë pranë BMW, kurse Mercedes e ka këtë rendiment 9.4 përqind.