E plagos per xhelozi
LUSHNJE - Agim Lici, 45 vjec nga fshati Fier i Ri, komuna Krutje e Lushnjes, u qellua dje me arme nga bashkefshatari i tij, Sajmo Mebelli, 25 vjec, nga fshati Arrez. Motivet qe cuan 25-vjecarin ne gjuajtjen me arme tip pistolete TT, ishte dyshimi se 45-vjecari i ngacmonte gruan here pas here. Mebelli qelloi 46-vjecarin, ne kohen qe Lici ka qene duke punuar ne tokat e tij. Sipas burimeve, fillimisht ata jane grindur me njeri-tjetrin me fjale, ndersa me pas Mebelli e ka qelluar me pistolete ne bark bashkefshatarin, duke e lene te plagosur ne vend. Pas ketij akti, ai u largua nga vendngjarja, per t'u arrestuar pas 5 oresh nga policia e Lushnjes. Arrestimi i autorit te krimit eshte bere brenda ne qytet, e se bashku me autorin eshte gjendur edhe arma e krimit, te cilen ai e kishte me vete. Menjehere pas plagosjes Lici eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Gjendja e tij sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten.
Ndersa pas kesaj ngjarjeje, 25-vjecari akuzohet per vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ne Lushnje, per hetime te metejshme. A. Sefa