Vetevaret e divorcuara depresive
FIER - Nuk e perballonte dot me te shikonte ish-burrin dite per dite dhe te vazhdonte te jetonte pa te. Entela Hajdarasi, 31 vjece, u gjend dje e vetevarur prej familjareve rreth ores 16 ne fshatin Mbrostar, rreth 3 km larg qendres se Fierit. Familjaret menjehere kane njoftuar policine, e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes, ndersa trupi i pajete i Entela Hajdarasit u dergua ne morgun e spitalit per t'i kryer ekspertizen mjeko-ligjore. Familjaret kane pohuar si per policine, ashtu dhe per median, se 31-vjecarja vuante prej afro nje viti nga depresioni nervor.
Vila trekateshe e familjes Hajdarasit ndodhet vetem disa metra poshte rruges nacionale Fier-Lushnje. Sipas bisedes me te aferm te familjes ku ndodhi ngjarja, mesohet se aktin e vetevarjes 31-vjecarja e ka kryer ne oren 16 ne dhomen e saj, ne katin e dyte te viles trekateshe, me nje rrip pantallonash, te cilin e ka bere lak, e la lidhur rreth fytit dhe me pas e ka vene ne nje pike te larte, te cilen e ka arritur me ane te nje stoli qe i ka vene shkelmin vete ne fund. Vetem kur ia ka dhene ulerimes se fundit, ajo eshte degjuar fillimisht nga kunata, e cila ka dhene alarmin. Mbyllja e deres nga brenda ka bere qe Entela te rrije varur dhe disa minuta me gjate, derisa te afermit kane mundur qe te hyjne nga dritarja. Por cdo ndihme per 31-vjecaren ka qene e kote, pasi ajo kishte vdekur nga asfiksia. Sipas burimeve po nga familja e viktimes, mesohet se Entela kishte qene e martuar dhe ishte ndare rreth nje vit me pare, pasi dy jave pas marteses i kishte filluar nje gjendje depresioni, qe duket se nuk eshte toleruar dot nga bashkeshorti i saj. Ky i fundit banonte perballe shtepise se familjes Hajdarasi dhe gjate muajve te fundit duket se Entela e ka pasur edhe me te rende daljen nga depresioni, pasi nuk mund ta harronte burrin qe e shikonte cdo dite. Trupi i pajete i 31-vjecares eshte marre pasdite vone prej familjareve te saj, te cilet do te kryejne ritin mortor paraditen e se shtunes. R. Saraci