E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet parashikojnë penalizime për ekonomistët e bizneseve që kapen me shkelje

Bizneset e mëdha, mbas 1 janarit me ekonomistë me detyrim   Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, prej datës 1 janar ka filluar me regjistrimin e 4 mijë subjekteve, të cilat kalojnë në biznes të mëdha. Ndërkohë që afati i pajisjes me kasa për të gjitha bizneset e mëdha është shtyrë deri më 15 janar, kjo dhe për shkak të fetave të fundvitit. Qeveria shqiptare miratoi në fund të vitit të shkuar ligjin për uljen e xhiros vjetore për kalimin nga biznes i vogël në biznes të madh, i cili u ul në 50 milionë lekë nga 80 milionë. Ligji i miratuar

nga qeveria ka hyrë në fuqi që më 1 janar dhe afati për regjistrim shkon deri më 15 janar. Gjithashtu nga zyra e tatimeve bëhet e ditur se rreth 85 për qind e bizneseve të vogla që kanë kaluar në të mëdha, deri më tani janë regjistruar. Kalimi nga biznes i vogël në biznes të madh rrit disa detyrime administrative, si bilanci, numri i punonjësve dhe ekonomisti, i cili do jetë për çdo biznes. Por taksat nuk do të kenë asnjë ndryshim, ato do të vazhdojnë që të jenë të njëjta. Administrata tatimore parashikon se ligji i ri i TVSH-se prek rreth 13 mijë biznese të vogla, me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë. Por gjithashtu parashikohet që numri i bizneseve me xhiro vjetore të jetë më i madh se ai i deklaruar, për këtë tatimorët kanë vendosur ekonomistë për të bërë bilancet e bizneseve, dhe në rastet kur do të ketë mashtrime me bilancet, nuk do të jenë vetëm bizneset që do të gjobiten, por do të jenë edhe ekonomistët. Vendosja e këtyre masave drastike, nga ana e tatimorëve, lidhet me faktin që askush të mos nxjerrë shifra ireale nga xhirot e biznesit. Ndërsa për bizneset që dot kapen në shkelje masat do të jenë edhe më drastike, ku parashikohen gjoba të mëdha që kapin shifra e 500 mijë lekëve si dhe shkojnë deri në bllokimin e biznesit dhe heqjen e licencës. Këto masa janë parashikuar nga tatimorët si zgjidhje për të shmangur abuzimet nga ana e ekonomistëve dhe nga ana e bizneseve, si dhe nga mos deklarimi i saktë i pasurisë. Edhe pse konsiderohet një  taksë e cila nuk e rëndon direkt biznesin, TVSH me shkallë tatimore 20 për qind shikohet nga subjekti i vogël si barrë e rëndë që çon në faliment. Ulja e pragut bëhet thjesht për zgjerimin e skemës së TVSH-së. Megjithatë një problem i madh vazhdon të mbetet bilanci dhe llogaritja e të ardhurave, pasi subjektet e njësive vendore kanë punuar me sistemin e bashkive dhe tani që kalojnë me TVSH u duhet të futen në të tjera procedura, të panjohura për to. Çregjistrimi i 4 mijë subjekteve mund të konsiderohet një proces normal i stadit të biznesit, por në rastin konkret ekspertë të ndryshëm e shikojnë si mjet për tiu shmangur ligjit të ri. Bizneset që tejkalojnë ose parashikohet të tejkalojë 5 milionë lekë për këtë vit kalendarik janë të detyruar të kërkojnë të regjistrohen për TVSH-në që nga 1 janari i vitit 2010, brenda 15 ditëve. Ekspertët e tatimeve bëjnë të ditur për gazetën SOT se kjo kategori tatimpaguesish do të vazhdojë të jetë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël, taksës vendore pranë bashkive apo komunave dhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe TAP-in, detyrimi ndaj të cilit për deklarim do të vazhdojë të jetë çdo tre muaj. Deklarimi i parë për TVSH-në për tatimpaguesit e regjistruar në janar 2010 do të jetë më 1-14 shkurt 2010. Edhe pse ndryshon status, biznesi që kalon me TVSH do të vazhdojë të mbajë të njëjtin numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT). Bizneset që kalojnë me TVSH, qoftë me 8 apo me 5 milionë lekë xhiro, kanë detyrimin ligjor për mbajtjen e librave të blerjes dhe shitjes për TVSH-në e plotësimin e tyre. Nga data 1 janar, tatimet kanë nisur regjistrimin e bizneseve me xhiro mbi 5 milionë lekë, duke i futur në procedurën e pagesës së 20 për qind TVSH. Për tiu shmangur detyrimeve të reja administrative, një pjesë e konsiderueshme e bizneseve të vogla kanë preferuar të mbyllin aktivitetin, duke kërkuar çregjistrim në QKR dhe Tatime, të cilat deri më tani kanë shkuar në 75 në kryeqytet. Mbyllja e aktivitetit dhe hapja një biznesi të ri që ndryshon nga i vjetri vetëm nga emri, i çliron subjektet nga detyrimi për të paguar TVSH-në. Gjithashtu duhet theksuar se administrata tatimore ka ngritur një grup të madh pune, i cili do të merret me procedurat e kalimit të bizneseve të vogla në biznese të mëdha.Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›