E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sajmir Kumbaro: Ligji i së drejtës së autorit me sanksione qesharake

Regjisori i njohur denoncon piraterinë televizive në vendin tonëPronësia intelektuale dhe shkelja e të drejtave ligjore të saj shpesh herë është vënë në debat në vendin tonë. Nga ana tjetër vjedhja sa vjen e bëhet më e theksuar, sidomos në kinematografi dhe muzikë, për të mos folur për miliona euro që humbasin artistët dhe krijuesit shqiptarë nga mospërfillja dhe injorimi i së drejtës intelektuale, e cila u përket si pronësi. Shpesh është folur se regjisorëve shqiptarë do tju njihej e drejta e pronësisë intelektuale për të gjitha

filmat e prodhuara me financime shtetërore në kohën e Kinostudios Shqipëria e Re si edhe sot, megjithatë, problemet duket se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe artistët janë në pritje. Regjisori i njohur Sajmir Kumbaro në një intervistë dhënë për gazetën denoncon piraterinë televizive që haset sot në vendin tonë, duke theksuar se duhet të jenë sanksione më të forta ndaj shkeljes së të drejtës. Më tej duke folur për organet shtetërore, ai tregon se puna e tyre është e padukshme dhe e pamjaftueshme për të garantuar të drejtat për të cilat tregu artistik, veprat dhe autorët shqiptarë kanë aq shumë nevojë. Filmi transmetohet më shumë herë se sa kontrata dhe askush nuk më paguan mua, dhe që nga këtu fillon pirateria dhe për këtë duhet të ketë sanksione. Një nga kushtet që ka vënë MSA është që të respektohet pronësia intelektuale, pra e drejta e autorit. Ndërkohë që e drejta e autori mbrohet me ligj, por këtu ka shumë shkelje, pohon regjisori.-Sipas jush sa respektohet e drejta e autorit në vendin tonë?Po të zbatohet ligji i së drejtës së autorit do të respektohet, por për filmin nuk para respektohet.-Ku nuk e shikoni mos respektimin e ligjit?Këtu fillon gabimi që nga ligji, që i ka dhënë të drejtën që të administrojë të gjithë krijimtarinë e para viteve 90 Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e cila nuk e ka në statusin e saj këtë gjë. Është një ligj që jep shumë vrullësi për piraterinë, duke ia dhënë këtij administratori, që në këtë rast është QKK dhe të gjitha shitjet bëhen nga kryetari i qendrës, i cili ka preferencat e veta. E dyta, kontratat që ai bën me televizionet, si ato private, publike apo dyqanet e distribucionit, ku shiten filmat shqiptarë nuk zbatohen, pasi janë kontrata jo profesionale. P.sh nëse do të bësh një kontratë për filmin Lulëkuqe mbi mure, në kontratë duhet të jenë të gjitha se sa shfaqje duhet të ketë filmi, sa herë transmetohet. Jepet e drejta e transmetimit dhe mbi bazë të drejtës së transmetimit përfitojnë krijuesit kryesorë, në bazë të drejtës që iu takon, ajo që quhet pronësi intelektuale, e cila ka shpërblimet përkatëse.-Si duhet të bëhet monitorimi i televizioneve?Ambasada Amerikane, Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit që drejtohet nga Esat Mysliu me një bord, i ka dhënë një sasi parash, mirëpo kjo qendra e monitorimit e monitoron 50 përqind programin, pra nuk është një qendër monitorimi që ta monitorojë të gjithë krijimtarinë që projektohet në film që transmetohet në televizione non stop 24 orë, ndërkohë që këto televizione transmetojnë non stop. Pra nëse filmi im shfaqet sipas kontratës dy herë unë duhet të paguhem dy herë, por kur ai shfaqet mbi 20 herë unë paguhem sërish vetëm për dy herë. Pra ai transmetohet më shumë herë se sa kontrata dhe askush nuk më paguan mua, dhe që nga këtu fillon pirateria dhe për këtë duhet të ketë sanksione. Një nga kushtet që ka vënë MSA është që të respektohet pronësia intelektuale, pra e drejta e autorit. Ndërkohë që e drejta e autori mbrohet me ligj, por këtu ka shumë shkelje. -E ndërkohë si e shikoni punën që bëjnë institucionet shtetërore sa i takon së drejtës së autorit?Ka një zyrë që quhet ZSHDA dhe unë e shoh si një zyrë informale, një zyrë që nuk i shërben asnjë njeriu për mendimin tim. Unë them se ajo është një zyrë që e kanë shumë pak vende, por që në Shqipëri ajo nuk ecën. Ata mund të jenë juristë shumë të mirë, por edhe ato nuk kanë asnjë lloj mbështetje. Nëse ti ke krijuar një zyrë do të japësh suport, që është nga tatim-taksat dhe këtu ka ardhur koha që të formohet dhe policia elektronike, pra që të merret vetëm me monitorimin ose kapjen e piratëve. Në vende të tjera ka sepse atje është ligji shumë i fortë. Në Amerikë të venë 200 mijë dollarë gjobë plus10 vjet burg. Unë vetë bleva një program prenium 674 dollarë me licensë, i cili ishte vetëm një disk dhe e vura në kompjuterin tim, por këtu u bëra qesharak, pasi në vendin tonë ai ishte vetëm 5 mijë lekë. Pra pirateria nuk është vetëm për filmin, por ajo është dhe për romanet, është për librat, është për programet elektronike, për filmat  etj. Jo më shumë se pardje filmi që po shfaqet në kinema Millenium 2012 e bleva 3 mijë lekë të vjetra dhe kjo për mua është skandal. Në një kohë kur kjo bëhet në mes të ditës, në mes të Tiranës, ku policia tatimore kalon 20herë dhe nuk merr asnjë lloj mase. Këtu dëmtohet ai që e ka blerë filmin, pra ne na shohin si një kategori sociale pa ndonjë vlerë dhe kjo ka pasoja fatale, sepse na kanë nxjerrë të gjithëve jashtë loje. E marrim këtë në një aspekt tjetër tek filmi vizatimor në vendin tonë, ai tashmë ka dalë jashtë loje sepse e merr filmin 10 euro,i bën një dublim pa lejen e atyre që e kanë prodhuar. Kjo mund të jetë mirë për fëmijët, por ne po flasim për zbatimin e ligjit. Dhe nga kjo ka një të mirë, sepse i jep mundësi fëmijëve që të shohin një film të huaj të dubluar në shqip, por nga ana tjetër ne këtë e kemi blerë në një mënyrë jo ligjore, sepse duhet të bësh pagesë, të respektosh të drejtën e tjetrit. Kjo tek ne nuk kuptohet dhe prandaj ka dhe shumë probleme.-Si e shikoni sot ligjin për mbrojtjen e së drejtës së autorit?Ligji për mbrojtjen e së drejtës së autorit ka sanksione, por që për mua ato janë qesharake, me gjobë deri në burg, ku në burg nuk hyn njeri tek ne. Sa i takon fitimit nga pirateria ai është i jashtëzakonshëm. Nga pirateria janë prekur të gjithë. Ne në forum kemi një bilanc në fund të vitit, ku FMA na jep shpërblimet për filmat që janë shfaqur. Unë kam 12 filma dhe kam dhe 100 dokumentarë, por po marrim vetëm këto 12 filma dhe marr vetëm 80 mijë lekë të reja, dhe kjo për mua është qesharake. Filmi i fundit i imi Ne dhe Lenini ka kushtuar 600 mijë euro, megjithatë unë kam bërë një kontratë me Albtrade dhe të shoh se sa do të respektohet, por kjo ka lidhje me ZSHDA dhe do të shoh se çfarë funksioni do të ketë kjo zyrë, që për mua vazhdon të jetë informale, pasi ajo nuk po e kryen rolin e saj. Kjo zyrë nuk është e zonja që ta verë veten në një pozicion të tillë që të mbështet nga organizma të tjerë, siç është policia tatimore etj. -E ndërkohë po FMA çfarë bën?FMA merr ato para që i jep Qendra Kombëtare e Filmit dhe na i ndan neve, dhe asgjë tjetër. Nuk e kam parë të jetë bërë një gjyq. Shfaqen filmat tanë në mënyrë pirate dhe janë mbi 60 televizione private që shfaqin, dhe ne nuk kemi asnjë rast që të hedhim që të hedhim në gjyq një televizion privat për vjedhjen që ne na bën. Kjo është FMA.-Në rast se do të vazhdohet kështu, çfarë do të bëhet me të drejtën e autorit?Atë e dinë ata që do të na fusin në BE, por kjo është një kusht shumë i rëndësishëm. Çdo gjë shkon zinxhir dhe respektimi i së drejtës së autorit i fut në treg të gjithë krijuesit shqiptarë.-Kinemaja shqiptare sot për ju?Kinemaja shqiptare e ka thënë fjalën e vet me kohë. Veprat që janë prodhuar para vitit 90 janë më të vërtetë artistikisht se publiku merr pjesë shumë herë më tepër se sa tek veprat e reja, sepse ato kanë një bazë që është e vërteta jetësore, e cila më pas zbërthehet në një të vërtetë artistike. Filmat pas vitit 92 me përjashtim të 2-3 filmave lenë për të dëshiruar nga ana emocionale dhe vërtetësia artistike. Pra në film sheh mungesë karakteri, sepse këtu regjisorët i bëjnë të gjitha vetë. Pra është kthyer në një biznes dhe më tepër është krijuar një klan, i cili këtë sasi parash rreth 1 miliard lekësh të vjetra e komandon vetë dhe e  menaxhon vetë me anë të hallkave. Kjo nuk është vetëm në kinema, por po vihet re kudo.
Intervistoi: Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›