Greva, Greqia bllokon kufirin

Policia e Shtetit ka njoftuar se neswr për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, por vetëm i udhëtarëve.
Sipas njoftimit iu behet thirrje qytetarëve që të marrin masat e nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me Greqinë do të bëhet vetëm përpunimi i personave.
Policia shqiptare dhe strukturat e saj janë vënë në lëvizje për të njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, bizesmenët apo tregëtaret e ndryshëm që të anullojnë lëvizjet pasi në pikat kufitare mund të lëvizin vetëm këmbësorët.