Greva dhe punimet ne shesh, bllokojne trafikun ne Tirane
Tirana duket e paralizuar nga trafiku i automjeteve, por edhe mjeteve te transportit urban. Me shume, kjo eshte ndjere dje ne mengjes, kur qytetaret e kryeqytetit jane nisur per ne pune. Ata jane perballur me vonesa mjaft te medha, akoma me te medha se ditet e para kur filluan punimet ne shesh. Sapo bashkia e Tiranes njoftoi nje stabilizim te trafikut, duket se kjo nuk zgjati shume. Tashme, bllokimit te trafikut ne zemer te Tiranes, i eshte shtuar edhe bllokimi ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Keshtu, trafiku po devijon nga te mundet, per shkak te bllokimit te nje pjese te madhe te bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe te qendres. Duke qene vetem Unaza e madhe e lire, edhe autobuset e linjes se "Tiranes se Re" kane pershkuar pjeserisht linjen e Unazes, duke kaluar permes ures se madhe te Lanes, e duke u drejtuar drejt stacionit te trenit. Kesaj here, bashkia e Tiranes nuk ka bere asnje lloj njoftimi apo sqarimi, sa i perket bllokimit te rrugeve dhe devijimeve te tjera te trafikut, sado qe pasojat jane te renda per mjaft persona qe jane te punesuar. Me e keqja eshte se edhe ne raste emergjencash, qytetaret rrezikojne deri edhe jeten, per shkak te vonesave te shumta dhe bllokimit te rrugeve. Ende nuk dihet se si do te zgjidhet situata, aq me teper qe kjo gjendje nuk dihet ende se sa do te vazhdoje. Qendra do te vazhdoje te jete e bllokuar pafundesisht, pasi edhe pas perfundimit te punimeve, ajo do te behet pedonale. Por nuk dihet se kur do te lirohet bulevardi "Deshmoret e Kombit", i bllokuar nga grevistet e Partise Socialiste. Deri atehere, qytetaret duhet te dalin shume me pare se heret e tjera nga shtepia, ne menyre qe te mos kene masa ndeshkimore ne pune, per shkak te vonesave.