Vocaj-Barajt: Zhbllokoni rrugen
Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, i eshte drejtuar serish me nje shkrese zyrtare kryetarit te Partise Socialiste, dega Tirane per largimin nga bulevardi "Deshmoret e Kombit" te grevisteve. Drejtori Tonin Vocaj, ne shkresen e djeshme me numer protokolli 2364/17 i kerkon kryetarit te PS-se Tirane, Besnik Baraj te liroje bulevardin, duke i bere te qarte se nje gje e tille ka cenuar rende situaten e trafikut rrugor ne qytetin e Tiranes, situate e cila ka sjelle diten e djeshme devijimin e trafikut, ku shume kryqezime e rruge kishin marre nje ngarkese te normales. "Ju riperserisim se venia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e menyre i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, perben vepren penale te parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal", sqarohej ne shkresen e drejtorit Vocaj. Ne fund, kryetarit te Partise Socialiste dega Tirane, Besnik Baraj, i kerkohej zhbllokimi i rruges dhe krijimin e mundesive per normalizimin e trafikut rrugor ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". Shkresa e drejtuar Barajt, i eshte vene ne dijeni edhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama.