E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, qeveria gjermane takime per paketen e ndihmes

BERLIN- Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble takohet sot (te marten) në Berlin me përfaqësues të bankave gjermane për t'u konsultuar lidhur me kërkesën e qeverisë gjermane për përfshirjen e bankave në paketën e ndihmës për Greqinë. Në këtë takim merr pjesë, drejtori i Bankës Gjermane, Deutsche Bank, Josef Ackermann dhe presidenti i Bankës Federele, Bundesbank, Axel Weber. Paketa e ndihmës për Greqinë parasheh kredi gjermane në vlerë prej 22,4 miliardë eurosh dhe pritet të miratohet të premten nga Bundestagu dhe Këshilli federal i landeve. Greqia do të marrë gjithsej 110 miliardë euro ndihmë nga eurozona dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas mbledhjes së qeverisë gjermane që vendosi mbi ndihmën për Greqinë, deklaroi se ndihma për Greqinë do të stabilizojë euron.
(DW/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›