E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga shkembi, vdes 46-vjecarin

Librazhd- Nje 46-vjecar eshte hedhur nga masivi shkembor duke u flijuar ne menyren me tragjike. Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme ne Librazhd, kurse policia njoftoi se viktima eshte Shefqet Mona, banues ne kete qytet. Komisariati u njoftua nga deshmitaret qe pane 46-vjecarin teksa fluturonte nga lartesia mbi zonen me terren shkembor, ndersa e gjeten te pajete dhe me shume demtime ne trup. Burime policore thane se vdekja ka qene e menjehershme per shkak te lartesise dhe terrenit shkembor, kurse per motivet e aktit tragjik dyshohet per semundjen mendore nga e cila edhe i ndjeri vuante. Menjehere pas identifikimit te viktimes nga familjaret ne Morg, ata u moren ne pyetje prej grupit hetimor. Policia deklaroi se pikerisht semundja mendore nga e cila vuante Shefqet Mona mendohet se ka qene shkak i vetevrasjes. Brenda 48 oreve te fundit jane shenuar kater flijime ne vend, me pasoje dy te vdekur dhe dy te tjere qe po luftojne me vdekjen ne spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›