E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e PS, Topi: Pozicionohem në cdo gjë demokratike

TIRANE- Në një takim të organizuar nga ILKPD, si nismë kundër konfliktit të interesave kanë qënë të pranishëm Presidenti Bamir Topi dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe agjenci nga Europa Juglindore.

Në fjalën e tij Topi ka theksuar se këto takime janë shumë të rëndësishme përsa i përket shkëmbimit të eksperiencave për të përmirësuar luftun kundër korrupsionit, ndërsa i pyetur gjatë këtij takimi se si e vlerëson ai grevën e nisur nga deputetët socialistë, Topi ka reagur për herë të parë se pozicionohet në cdo gjë demokratike.
“Do respektoja gjithcka që respekton parimet demokratike, cdo gjë demokratike duhet të aspirohet dhe aplikohet” – u shpreh Topi.

Ndërsa kryeparlamentarja Topalli grenvën e PS e cilësoi si mungesë dialogu të liderit Edi Rama, por shtoi që “Grevistet s’do prishin të ardhmen në BE.”

Në fjalën e saj nuk mbeti po u përmendur incidenti me djegien e flamurit të NATO-s, që u cilësuar si “një akt i shëmtuar”, sigurisht në llogari të socialistëve, sipas Topallit.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Topi theksoi se “Duhet të distancohen zyrtarët që përfitojnë nga postet, pasi qytetarët duhet të dinë kush i drejton.” Ndërsa kryetarja e Parlamentit e cilësoi korrupsionin rrezik për institucionet duke kërkuar sipas saj “Transparencë në kontrollet e pasurive.”
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›