E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, alarm i rremë për bombë në shkollë telefonoi një nxënës

ELBASAN- Një alarm i rremë për bombë në shkollën “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit ka alarmuar paraditen e sotme policinë e këtij qyteti. Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e policisë kanë evakuuar nxënësit e të dyja shkollave, në mënyrë që të kontrollin të gjitha ambientet në dy shkollat, por që në fund ka rezultuar një alarm fals.

Sipas policisë një telefonatë anonime është kryer në sallën operative për vendosjen e një bombe brenda ambienteve të shkollës Ali Myftiu. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka evakuar me shpëjtësi nxënësit dhe personelin arsimor.

Më pas një grup kontrolli i udhëhequr nga drejtori Saimir Muca ka kontrolluar me metal-kërkues të gjitha ambientet e shkollës por nuk ka rezultaur që në brendësi të saj të jetë vendosur bombë. Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se telefonata është kryer nga një nxënës i kësaj shkolle, në një ditë kur pritej të zhvilloheshin disa provime në këtë shkollë. Policia po punon për të identifikuar telefonuesin.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›