E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu per Integrimin Brenda 12 prioriteteve jane realizuar 110 masa

Pavarësisht sinjaleve pozitive nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse do e marrë apo jo vendi ynë këtë vjeshtë statusin kandidat, por ka theksuar rezultatet e arritura. E ftuar në studion e Abc neës ministrja e Integrimit ka folur për arritjet dhe realizimin e objektivave të integrimit. Ajo ka theksuar se janë brenda 12 prioriteteve janë realizuar 110 masa dhe detyrime, ndërkohë që u shpreh se në 10 tetor pret një përgjigje pozitive nga Brukseli.

Sipas saj të gjitha këto masa dhe detyrime janë zbatuar në të gjitha fushat që nga të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe përmbarimi privat, ndërsa theksoi punën e vazhdueshme të diksaterit që drejton në funksion të këtyre rekomandimeve.

Ndërkohë një detyrim tjetër i rëndësishëm sipas saj është miratimi i ligjit të nëpunësit civil, i cili pritet të miratohet dhe ligji i administratës publike.

Gjithashtu ministrja Bregu vuri në dijeni se edhe pikat e marrëveshjes së nëntorit mes mazhorancës dhe opozitës që sipas saj pjesa më e madhe e tyre është zbatuar, por përsa i përket rrgullores së parlamentit nuk është rënë dakord për kohën e fjalës së kryeministrit dhe liderit të opozitës dhe vota e hapur, për të cilat ka sqaruar edhe arsyet.

“Pikat e marrëveshjes së nëntorit, e cila hyri në fuqi për të zbutur klimën mes mazhorancës dhe opzoitës, por edhe me këmbënguljen e ekspertëve janë zbatuar”.

Gjithashtu ministrja Bregu ka theksuar edhe arritjet e bëra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit që sipas saj ka qenë e suksesshme.

Duke theksuar rëndësinë e konntributit të opozitës në këtë proces, Bregu i ka bërë apel opozitës që të bashkëpunojë në për plotësiminn e rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›