Ministri Panariti takon ne Nju Jork Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci
Gjatë qëndrimit të Tij një Nëw Jork, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaci.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e palëkundur dhe ndanë mendime për nxitjen dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimin dypalësh në të gjithë fushat me interes të ndërsjelltë.
Ministri Panariti i përcolli edhe njëhere Kryeministrit Thaci vlerësimin për arritjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës, të cilat cuan në përfundimin e mbikeqyrjes së institucioneve të Kosovës, duke e konsideruar këtë një shprehje të qartë të besimit se Kosova tashmë është konsoliduar si një shtet funksional, demokratik dhe një faktor i nxitjes së mëtejshme të sigurisë dhe paqes në rajon.
Kjo, u shpreh Ministri Panariti, do të rrisë besimin tek shteti i Kosovës në nivel ndërkombëtar, si dhe konfirmoi edhe një herë angazhimin maksimal të Shqipërisë në mbështetje të rritjes së numrit të vendeve që njohin pavarësinë e saj.
Kryeministri Thaci dhe Ministri Panariti ranë dakort për të bashkëpunuar më ngushtë edhe ne kuadër të organizatave rajonale mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes.