E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti takon Klinton Marredhenie te shkelqyera mes dy vendeve

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Panariti mori pjesë në darkën e shtruar nga Sekretarja e Shtetit, znj. Hillary Clinton, për nder të delegacioneve të vendeve anëtare të NATO-s.

Gjatë këtij aktiviteti, Ministri Panariti zhvilloi një bisedë me zonjën Clinton, ku u rikonfirmua edhe një herë niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri Panariti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare. Me këtë rast, ai shprehu dëshirën që znj. Clinton të vizitojë Shqipërinë në vigjilje të kremtimeve për 100-Vjetorin e Pavarësisë.

Nga ana e saj, znj. Clinton vlerësoi zhvillimet pozitive në Shqipëri në kuadrin e procesit të marrjes së statusit kandidat në BE dhe shprehu mbështetjen e administratës amerikane në këtë drejtim. Gjithashtu, ajo përshëndeti kontributin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s në shërbim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë. Znj. Clinton, gjithashtu, u shpreh se ky ështe një vit i shënuar për popullin shqiptar, duke premtuar një vizitë në Shqipëri.

Panariti takon Sekretarin britanik të Shtetit, Ëilliam Hague: Hague siguron për mbështetjen e Britanisë lidhur me statusin e vendit kandidat në BE

Në takimin me Sekretarin britanik të Shtetit, z. Ëilliam Hague, Ministri Panariti e informoi për ecurinë pozitive të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen nga Shqipëria të marrjes së statusit kandidat në BE brenda vitit.

Me këtë rast, ai kërkoi mbështetjen e qeverisë britanike për marrjen e statusit. Nga ana e tij, z. Hague vlerësoi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe siguroi për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe ndanë mendime mbi zhvillimet e fundit në rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›