Presidenti Nishani takon Presidentin amerikan Obama

Kryetari i Shtetit shqiptar Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani te cilet ndodhen ne SHBA per nje vizte zyrtare kanë takuar Presidentin amerikan Barack Obama dhe bashkëshorten e tij, Michelle Obama. Ky takim i njoftuar nga zyra e shtypit te presidences eshte zhvilluar në pritjen e dhënë nga kreu i shtepise se bardhe për krerët e shteteve dhe të qeverive pjesëmarrës në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Nishani ka marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Federatës Panshqiptare në Amerikë “Vatra”, ku ishte ftuar edhe delegacioni i Kosovës. Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Nishani konsideroi Federatën Panshqiptare “Vatra” si një avokate të interesave kombëtare në Amerikë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara, kanë dhënë për Shqipërinë dhe çështjen kombëtare duke siguruar se Shqipëria do të jetë përkrah tyre në sfidat me të cilat ballafaqohet sot për një botë më të mirë dhe demokratike.
Gjatë qendrimit në Nju Jork, Presidenti Bujar Nishani, është takuar edhe me kryeministrin Italian Mario Monti. Presidenti i Republikës, pasi bëri një përshkrim të detajuar të arritjeve të Shqipërisë në zbatimin e reformave, veçanërisht të atyre që lidhen me 12 prioritetet e Komisionit Evropian i kërkoi Kryeministrit Monti që Italia të vazhdojë të luajë rolin e avokatit të integrimit të Shqipërisë për fitimin e statusit të vendit kandidat. Nga ana e tij, Kryeministri Monti pasi shprehu konsideratën e tij për rezultatet e reformave në Shqipëri theksoi se Italia do të vazhdojë të luajë rolin e saj në mbështetje të aspiratës evropiane të Shqipërisë.