E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e doganierëve grekë, 80 milionë lekë deficiti artificial

Greva 48 orëshe e doganierëve grekë që ka nisur në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare që shtrihen në jug të vendit, prej mbrëmjes së djeshme deri nesër, kanë bllokuar të gjitha proceduarat e zhdoganimit të mallrave në të dyja anët e kufirit. Burime zyrtare nga dega doganore e Kakavijës, pohuan për gazetën SOT se doganierët grekë prej orës 06:00 të ditës së djeshme nuk janë paraqitur në punë, për shkak se kërkesat e tyre ekonomike nuk u

plotësuan nga institucionet qendrore në Athinë (Greqi), gjë që ka kushtëzuar në bllokimin e procedurave zhdoganuese. Situata në tre pikat kufitare të rajonit jugor paraqitet e qetë, kjo falë bashkëpunimit të ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, që janë treguar të gatshëm të informojnë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që të qëndrojnë larg vendkalimit kufitar për shkak të grevës 48 orëshe të doganierëve grekë-pohojnë burime kufitare shqiptare nga Kakavija. Ndërkohë, mësohet se greva e doganierëve grekë ka paralizuar importet dhe eksportet, si dhe do të krijojë një deficit artificial me shumën 80 milionë lekë. Gjatë ditëve në vazhdim të ardhurat nga shërbimet doganore do rriten ndjeshëm, për shkak të rritjes së fluksit të eksportit dhe importit-shprehen burime zyrtare nga Dogana e Kakavijës.T. Hoxha

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›