E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm 44 % e koncesioneve janë të suksesshme

"Në fushën e energjisë ka ende disa probleme siç mund të jetë ai i pronave por frika për të mos u përfshirë në garë për kreditim është e pajustifikueshme ", tha ministri Prifti, gjatë një takimi me krerët e bankave sot në Tiranë. Sipas tij është duke u përfunduar baza ligjore për energjinë e rinovueshme, i cili ofron të gjitha garancitë ligjore për bankat për të kredituar këtë sektor. Ministri Prifti tha se ne jemi duke ecur drejt Bashkimit Evropian dhe perfaqesuesit e bankave e dinë se BE ka direktiva të qarta për të investuar në energjinë e rinovueshme, potencialet e të cilave në Shqipëri janë të mëdha ndryshe nga vendet e tjera në Europë, të cilat kanë vite që i kanë shfrytëzuar.  Duke u ndalur në shifra, ministri Prifti tha se nga 99 projekte të dhëna me koncension, 44 prej tyre janë zhvilluar në mënyrë të sukseshme.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›