E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit trondit tregjet në Greqi, Spanjë dhe Portugali

Tregjet e aksioneve kanë rënë ndjeshëm në Greqi, Spanjë dhe Portugali pasi investitorët i shqetëson aftësia e këtyre vendeve për të pakësuar deficitin buxhetor.
Në shkëmbimet e pasdites, indeksi i bursës së Madridit IBEX-35 humbi 6%, indeksi i Lisbonës PSI 20 ra 5% dhe indeksi i Athinës 3%.
Taksambledhësit e Greqisë dhe punonjësit e doganave filluan një grevë dy ditëshe sot për të protestuar planin e qeverisë për ngrirjen e rrogave të punonjësve të shërbimit civil dhe shpërblimet e tyre.
Athina i propozoi këto mas të martën për të shkurtuar dificitin buxhetor nga 12.7% në nën 3% siç kërkohet nga Bashkimi Evropian.
Por investitorët janë të shqetësuar se Greqisë mund t'i duhet një paketë shpëtimi për të shmangur mospagimin e borxheve, ndërsa Spanja dhe Portugalia mund të kenë vështirësi të ulin deficitet e tyre nën kufijtë e caktuar nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›