E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Malltezi: Pasurimi me objekte dhe teknologjia dixhitale, një kërkesë e kohës për Muzeun Kombëtar

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar flet mbi projektet që do të zbatohen në këtë institucion
 
Gjatë këtij viti në Muzeun Historik Kombëtar pritet të realizohen një sërë projektesh, të cilat synojnë që ta pasurojnë edhe më shumë këtë institucion. Kjo gjë pohohet dhe nga drejtori i këtij institucioni prof.dr. Luan Malltezi. Në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën SOT drejtori Malltezi flet për këto projekte dhe për punën që po bëhet për të pasuruar dhe më shumë pavionet e MHK. Një nga synimet kryesore të drejtorit Malltezi, është dhe futja e teknologjisë

dixhitale në këtë institucion, e cila sipas tij është një kërkesë e kohës. Një tjetër projekt i rëndësishëm në këtë institucion është dhe ndërtimi i pavionit etnografik. Drejtori i MHK tregon se këtë vit pritet që të përfundojë dhe realizimi i tij. Më tej në vijim të kësaj interviste ai pohon se Muzeu Historik Kombëtar mund të luajë një rol qendror në përcaktimin e veprimtarisë dhe kontrollit të punës shkencore të emërimeve të kuadrit mbi bazën e një kualifikimi përkatës në fushën e muzeologjisë
- Jemi në muajin e dytë të këtij viti, cilat janë disa nga projektet gjatë këtij viti në muze?Janë disa projekte, për të cilat po punohet gjatë këtij viti në drejtim të pasurimit të tij. Aktualisht jemi të angazhuar në ngritjen e pavionit të etnografisë që është punuar në bashkëpunim me etnografët. Mendojmë që këtë vit, të kalojmë në realizimin e tij. Kjo sigurisht do ti japë një pamje tjetër muzeut. Pavioni i etnografisë shkon nga gjysma e dytë e shekullit të XIX me pamje dhe objekte të zhvillimit të jetës shoqërore të qytetit dhe të fshatit. Ky pavion zë 1800 m2. Po kështu po punohet për ngritjen e pavionit të genocidit komunist. Për këtë është ngritur një ekip me specialistë të muzeut dhe përfaqësues nga Instituti i të përndjekurve Politikë. Është angazhuar dhe Arkivi i Ministrisë së Brendshme, duke na sjellë materiale shumë interesante. Grupi i punës po punon intensivisht dhe shpresojmë që, për një muaj do ta kemi realizuar pavionin e ri të Genocidit, që do të jetë informues nga pikëpamja historike dhe i realizuar artistikisht.  - Ndërkohë çfarë mund të na thoni për pasurimin e këtij institucioni?Muzeu Historik Kombëtar ka dhe detyrime të tjera, që kanë të bëjnë me pasurimin tij. Nga viti 1981 kur u hap për herë të parë ky institucion dhe deri më sot nuk janë blerë objekte muzeale. Një muze ka nevojë në mënyrë të vazhdueshme të kërkojë materiale për tu pasuruar dhe ky do të jetë një drejtim shumë i rëndësishëm i punës së këtij institucioni. Kjo kërkon dhe një bashkëpunim shumë të mirë me muzetë e të gjithë rretheve të vendit. Në këtë mënyrë mund të arrihet një rezultat i mirë.
- Sipas jush, ku do të synojë kjo reformë?Reforma do të synojë në përqendrimin e fushës muzeale në vendin tonë, në drejtimin shkencor të kësaj pune, pasurimin e muzeve. Muzeu Historik Kombëtar mund të luajë një rol qendror në përcaktimin e veprimtarisë  dhe kontrollit të punës shkencore të emërimeve të kuadrit mbi bazën e një kualifikimi përkatës në fushën e muzeologjisë. Ky është një projekt, që po diskutohet. Kjo mund të hapë rrugën për pasurimin e MHK me objekte që mund të grumbullohen në të gjithë Shqipërinë me anë të një rrjeti muzeor, që kalon në varësi të tij. Një objekt shumë interesant për MHK, na paraqitet nga një qytetar i cili  vjen nga familja e Ali Pash Tepelenës. Personi pretendon që e ka ruajtur këtë objekt për gjashtë breza me radhë. Objekti, thotë ai,  ka ardhur si dhuratë nga Mbreti i Egjiptit në familjen e Ali Pashë Tepelenës dhe ai e ka trashëgim nga martesa e së motrës së Ali Pashë Tepelenës. Objekti është jashtëzakonisht i bukur dhe personat, që e disponojnë e kanë paraqitur në Francë, Itali. Specialistët përkatës në ato institucione në Paris, Venedik etj., kanë shprehur admirimin për vlerat e objektit. Ata kanë ndërmend që ta kalojnë këtë objekt dhe në Amerikë, aty ku shiten sendet me vlera të ankandit. Ne mendojmë që ky objekt duhet të vijë në MHK. Shpresojmë që edhe qytetari të ketë një formim të mirë ndaj MHK. Përsa i takon çmimit të këtij objekti, sigurisht që në bisedat e para ai është mjaft i lartë, por si drejtor i MHK unë shpreh mendimin që ky objekt duhet të vijë në MHK.
- E ndërkohë veç dy pavioneve që Ju përmendët më lart, po të tjerët kanë nevojë për ndërhyrje?Po punohet dhe për pasurimin e pavionit të Mesjetës. Këtu bëhet fjalë për ta pasuruar me objekte të tjera muzeore, të cilat lidhen me familjen e Kastriotëve. Disa nipër të Skënderbeut kanë vdekur jashtë shtetit dhe u janë ngritur dhe varre. Këta gurë mortorë mund të rikopjohen edhe një herë me anë të specialistëve dhe të sillen në MHK me diçiturat përkatëse se ku ndodhen. Kjo është një praktikë e njohur. Sigurisht që edhe kjo kërkon një angazhim të të gjithë MTKRS. Po kështu, mund të bëhet edhe një herë një kontroll i të gjithë objekteve në Shqipëri që mund të pasurojnë MHK. Kjo do të jetë nëpërmjet aktivizimit të muzeve që ne kemi në rrethe, sepse ka dhe në Shqipëri objekte të rëndësishme të cilat mund të sillen në MHK. Të gjitha këto kërkojnë një punë cilësore nga specialistët e MHK dhe shpresoj që këtë vit të kemi ndryshime në këtë drejtim. Shumë e rëndësishme për MHK do të ishte dhe pajisja me mjete moderne të teknologjisë së fundit dixhitale. Kështu p.sh., promovojmë këto ditë një kënd kushtuar hebrejve në Shqipëri sidomos strehimin e mosdorëzimin e tyre tek nazistët gjatë Luftës së II Botërore. Aty aplikojmë për herë të parë një praktikë të tillë, gjë që, e pasuron  këtë stendë të vogël me anë të aktivizimit të pulteve, që paraqesin këtë informacion. Kjo gjë mendoj se mund të bëhet dhe në pavione të tjera të rëndësishme, sigurisht kundrejt një programi dhe me specialistë, që të mund ta aktivizojnë këtë teknologji të re në MHK. Gjithashtu, pavioni i Antikitetit, do të zgjerohet nga kati i parë deri tek kati i dytë dhe ky kalim do të kërkojë pa dyshim edhe spostimin e pavioneve të tjera, por do të rishikohet i gjithë pavioni i historisë, dhe kjo pa dyshim do të kërkojë një bashkëpunim me historianët e vendit. MHK do të vazhdojë dhe me një punë botuese kushtuar figurës së Nënë Terezës. Aktualisht MTKRS po punon për ngritjen e Memorialit të Nënë Terezës. Janë krijuar disa grupe pune dhe po punohet me arkitektin, ndërkohë që është përcaktuar dhe vendi ku do të ngrihet ky Memorial. Në Kosovë dhe Maqedoni ka filluar puna për festimin e veprimtarive për 100- vjetorin e Nënë Terezës, dhe në Shqipëri krahas veprimtarive të tjera do të përurohet dhe ky memorial, që tregon një qëndrim mjaft dinjitoz të vendit ndaj figurës së bamirëses shqiptare.
- Pra pasurimin e MHK dhe futjen e teknologjisë dixhitale ju e quani një kërkesë të kohës?Patjetër që është e tillë, pasi kjo do të sillte një qëndrim shumë më emocional të vizitorit ndaj muzeut. Sigurisht MHK organizon edhe ekspozita ndaj figurave apo ngjarjeve historike sipas një kalendari. Kjo ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një punë e qëndrueshme e MHK edhe në të ardhmen.
 -Ndërkohë, çfarë mund të na thoni për fondin spanjoll, i cili do të përdorej në MHK?Ka një projekt spanjoll që synon të ndihmojë MHK. Projekti realizohet nga PNUD-i dhe UNESCO. Këto kanë sjellë specialistë të ndryshëm, të cilët po studiojnë me detaje jo vetëm përmbajtjen e Muzeut, por edhe arkitekturën dhe konstruksionet e tij nëpërmjet projekteve e planimetrive të ndërtesës së MHK, të cilat u janë vënë në dispozicion. Për këtë qëllim janë organizuar disa konsulta e takime pune këtu. Besoj që këtë vit në mirëkuptim me MTKRS, fondacioni spanjoll do të përcaktojë konkretisht ndërhyrjen e tij në MHK.
- Sa i takon mozaikut, pati një debat para disa kohësh mes historianëve. Mendimi juaj për këtë?Unë jam në dijeni të këtij diskutimi dhe ka pasur dhe qëndrime të ndryshme në media. Mendimi i historianëve është i ndryshëm. Unë mendoj që ky mozaik është i politizuar, por nuk besoj se është i nevojshëm largimi i këtij mozaiku nga MHK. Ka shumë objekte në Shqipëri që vijnë nga periudha komuniste. Tashmë shtrohet problemi për të vazhduar puna në drejtime të tjera themelore në MHK. Vetë Mozaiku është shumë i dëmtuar dhe aktualisht po punojmë me specialistë të Institutit të Mon

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›