E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retorika politike jo pengesë për integrimin, bashkëpunim për reformat

15-10-2012 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle i kërkon klasës politike shqiptare përmbushjen e kritereve të mbetura

Konfliktet politike mazhorancë- opozitë në Shqipëri, nuk duhet të jenë më shkak për të vonuar procesin e marrjes së statusit kandidat në BE. Brukseli paralajmëron kështu politikën shqiptare nëpërmjet deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule.
Në një deklaratë për mediat shqiptare në Bruksel, ai thotë se qeveria dhe opozita duhet të arrijnë marrëveshje për të plotësuar tre kriteret e mbetura, në funksion të marrjes në dhjetor, të statusit të vendit kandidat në BE.
“Rekomandimi është i qartë dhe autoritetet do të jenë të afta t’i përmbushin kërkesat brenda javëve ose muajve. Kjo është në dorën e tyre. Gjëja më e rëndësishme është se unë kur shoh këto çështje të pazgjidhura, kam parasysh se duhet të vazhdojë ajo që nisi si një bashkëpunim i mirë midis qeverisë dhe opozitës. Unë shpresoj që tani me këtë rekomandim pozitiv të dhënë nga Komisioni të dyja palët, qeveria dhe opozita,  jo vetëm që do të reflektojnë për këtë gjë, por do ta marrin atë si një kërkesë për të mbyllur me marrëveshje edhe kushtet e mbetura. Po e përsëris edhe njëherë, tani është koha që ata të vendosin vetë për një gjë të tillë”, u shpreh Fyle.
Komisioni Europian, gjatë publikimit të progres-raportit vjetor për vendet aspirante në BE, i rekomandoi vendeve anëtare të Unionit, dhënien Shqipërisë të Statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle u shpreh javën e kaluar se, progresi i Shqipërisë është i prekshëm, ndërsa kërkoi miratimin e 3 reformave të mbetura, deri në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, në dhjetor të këtij viti. Kohë kur, Shqipëria merr zyrtarisht statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Gjithsesi, Brukseli ndjek me vëmendje progresin reformator, sikurse edhe debatet politike të cilat në një pjesë të mirë, përbëhen nga kushte absurde dhe shantazhe, si ai i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit. Ky i fundit është bërë shkak për zvarritjen e miratimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, pjesë e 12 rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht, një nga kërkesat permanente të Komisionerit Stefan Fyle jo më larg se një javë më parë në prezantimin e progres-raportit për Shqipërinë. Në kushtet kur koha s’është premtuese, pasi nga mbledhja e institucioneve të BE-së në dhjetor na ndajnë vetëm 7 javë, Partia Socialiste vazhdon të shfaqë anën e saj më të errët, duke u bërë barrikadë kundër aspiratës së shqiptarëve atëherë kur ëndrra evropiane është më pranë se kurrë. Gjithsesi, ka një solidaritet politik të gjithë-pranuar sa i takon perspektivës evropiane të Shqipërisë, përveç drejtuesve të Partisë Socialiste, Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, të cilët siç duket e kanë të pamundur të shkëputen nga fantazmat e Enver Hoxhës...  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›