Greva e minatoreve organizatoret thirren policine
Organizatorët e protestave të minatorëve, janë thirrur sot paradite në komisariatin e policisë së Dibrës. 10 minatorë, mes të cilëve edhe kreu i sindikatës së minatorëve Dilaver Përkoca, apo kryetari i grevës së urisë Luan Nika, janë marrë në pyetje për motivet e organizimit të protestave dhe mungesën e respektimit të ligjit për lejen e kërkuar në raste të tilla. Pas takimit informative, minatorët janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë sipas informacioneve që mbërrijnë në Bulqiza, bëhet e ditur se grevistët e urisë janë ende duke marrë trajtim mjekësor. Disa prej tyre kanë probleme me shëndetin, dhe mund të mos marrin lejen e mjekëve për të rihyrë në grevë, sic është paralajmëruar gjatë ditës së djeshme.
Nga ana tjetër, minatorët janë shprehur të vendosur për të rifilluar grevën e urisë ditën e hënë, nëse nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga kompania ACR. Sipas drejtuesve të minatorëve, ësnhtë menduar që greva të zhvillohet pikërisht pranë ambjenteve të kompanisë austriake.