E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taraboshi ne flake digjen disa shtepi arrestohet autori

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në malin e Taraboshit, i cili nisi pasdreken e të shtunës në afërsi të varrezave të fshatit Shirokë. Raportohet  se zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës, ndërkohë që të ndihmuara dhe nga era, flakët kanë përfshirë sot një sipërfaqe edhe më të madhe pylli sesa një ditë më parë.Sipas autoriteteve në vendngjarje, zjarri rrezikon banesat në Shirokë dhe Xhaferaj.

Flakët janë zhvendosur nga maja e malit, ku ndodhen antenat radiotelevizive dhe të telefonisë së lëvishme, në pjesën e poshtme të tij. Gjatë orëve të natës zjarri paraqiti rrezikshmëri për rreth 60 banesa të fshatit Oblikë, që ndodhet i vendosur në rrëzë të këtij mali.

Që prej mbrëmjes së djeshme sinjalet televizive nuk ishin  ndezur për shkak të rrezikshmërisë së flakëve, ndërsa ishte  e pamundur ngjitja e punonjësve të mirëmbajtjes në vendndodhjen e tyre, për shkak të flakëve që kanë rrethuar të tërë malin e Taraboshit.

Ndërkohë policia e Shkodrës bën të ditur se është arrestuar shtetasi Hil Gjoni, i cili akuzohet se është personi që ka shkaktuar zjarrin, pasi ka tentuar të djegë disa bimë në oborrin e shtëpisë së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›