E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitleri “persona non-grata” në vendlindje

Këshilli bashkiak i Braunaut në Austri ka vendosur t’ia marrë çmimin “Qytetar Nderi” diktatorit nazist, Adolf Hitler, pasi ky shpërblim i ishte dhene atij vite më parë.

Hitleri tani edhe zyrtarisht është një person non grata në qytetin e tij të lindjes. Këshilli i bashkisë lokale me një vendim unanim prej 78 votash ka vendosur t’ia marrë çmimin rreth 78 vjet pasi i ishte ndarë ky nder.

Hitleri ishte lindur në fshatin e vogël të Ranshofenit afër Braunaut dhe ishte bërë qytetar nderi në vitin 1933. Ky fshat ishte bërë më vonë pjesë e zonës së Branuanut dhe kështu ishte krijuar baza ligjore për pretendimin se Hitleri ishte i biri më i famshëm i Braunaut. Historianë të shumtë kanë vënë në dyshim këtë vendim pas vdekjes së liderit nazist, por këshilltarët komunalë kanë thënë se duan ta kryejnë një detyrim moral ndaj atyre që kanë vuajtur nën regjimin e dhunshëm të Hitlerit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›