Fier, e sëmura mendore izolon 'terrorizon' fëmijët
FIER- Një e sëmurë mendore në fshatin Marinzë në Fier ka terrorizuar për rreth pesë orë 3 fëmijët e saj të mitur, duke i mbyllur me celës në një nga dhomat e shtëpisë dhe duke i kërcënuar se do ti vriste.
Me dhunë ajo ka mbyllur dhe bashkëshortin e saj, ndërkohë që ka thyer dhe shkatërruar brenda në banesë cfarë i ka dalë para. R.R janë inicialet e gruas së sëmurë në moshën 39-vjec.
Komshijtë të cilët dëgjuan britmat e fëmijëve kanë njoftuar menjëherë policinë që mbërritën në vendgjarje dhe arritën brenda një kohë të shkurtër të hapnin dere e banesës dhe të merrnin në mbrojtje tre fëmijeët e të semurës.
Nëna, e cila vuan prej kohësh nga probleme mendore u dërgua me urgjencë në spitalin psikiatrik në Vlorë, kurse fëmijët janë aktualisht nën mbrojtjen e policisë, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e organizmave që merren me mbrojtjen sociale.
Fqinjët thonë se nena e fëmijëve prej kohësh është e sëmurë dhe se kjo e sotmja është ngjarje e përsëritur.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)