E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashte funksionit mbyllen 8 shkolla e kopshte

8 kopshte dhe shkolla do të mbyllen pas inspektimeve të kryera për gjendjen e tyre nga inspektorët e Drejtorisë së Higjenës në kryeqytet. Më konkretisht dy shkolla në qëndër të Tiranës, ajo Siri Kodra dhe Ahmet Gashi, të cilat rezultojnë jashtë cdo standarti për të zhvilluar mësim.
 
“Lagështira është në vlera tepër të larta nga norma që është e përcaktuar. Qarkullimi i ajrit është shumë i vogël. Të gjitha këto kanë impakt mjaft negativ te fëmijët. Duke parë këtë kemi bërë disa matje në sezone dhe temperatura të ndryshme dhe kemi arritur në përfundimin që këtë vit shkollor, shkolla “Siri Kodra” nuk do të hapet. Shkolla “Ahmet Gashi” është një shkollë tepër e amortizuar me bankat, tavolinat, mjetet mësimore, dyert e klasave, palestra”-thotë Besa Shehu, Kryeinspektore e Higjenës në Shkolla.

Kontrollet janë ushtruar dhe në komunat e qarkut Tiranë dhe janë marrë vendime për mbylljen, dy shkollave në Bathore së bashku me kopshtin, shkolla e Kodër Pezës dhe një kopsht e një shkollë në Bërxullë. Lagështia tejet normave të lejuara, por dhe ambientet e amortizuara kanë qënë edhe në këto institucione problemet më të shpeshta.

“Për tre të Bathores, të Bërxullës kopshtit dhe shkollës dhe për Kodër Kamzë tashmë kemi bërë vendimet e mbylljes dhe do t’i ndjekim hap pas hapi. Para fillimit të vitit shkollor, nëse nuk merren masa për riparim të gjendjes nuk do të lejohen të hapen”-thotë Shehu.

Për një hark kohor 3 mujor, janë inspektuar të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, të qarkut Tiranë, 72 në qytet dhe 166 në fshatra. Në këto shkolla studiojnë 72 mijë nxënës dhe për një pjesë të madhe të tyrë pushteti vendor duhet të gjejë zgjidhje, pasi me mbylljen e disa prej shkollave mendohet se shumë nxënës nuk do të kënë ambiente për të zhvilluar në shtator mësimin.
 
Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›