E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Presion Serbisë për fatin e të zhdukurve

Do të shfrytëzoj të gjitha kanalet diplomatike për të vazhduar presionin ndaj Serbisë që ajo të zbulojë të gjitha varrezat masive, për të zbardhur njëherë e përgjithmonë fatin e të zhdukurve. Kështu u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, pas zbulimit të varrezës masive në Rashkë të Serbisë, në të cilën gjendeshin rreth 250 kufoma shqiptarësh.

“është minimumi që Republika e Serbisë mund të bëjë qoftë edhe në kuadër të asaj që është përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet në mes të vendeve tona. është vështirë të besohet që një veprim kriminal, gjenocidal që është bërë nën sponsorimin, që është sponsorizuar nga autoritetet e Serbisë gjatë luftës ës fundit në Kosovë të mos dihet për vendndodhjen e këtyre varrezave masive” tha Hyseni.

Për sa i përket takimit joformal të Sarajevës, Hyseni tha se ende nuk ka marrë ftesë, ndërsa konfirmoi dëshirën e institucioneve të Kosovës për të marrë pjesë sipas formatit GYMNICH.

“Nuk mund të konfirmojë, sepse ende nuk ka ftesa. Në momentin që do të ketë ftesa ne do të reagojmë. Atë që mund të konfirmojë është pëlqimi ynë për formatin GYMNICH e pjesëmarrjen që garanton pjesëmarrje të barabartë për të gjitha vendet, dhe në këtë aspekt Kosova ka qenë shumë fleksibile. Kur do të ketë zhvillimet të reja ne do t’ju njoftojmë“ tha Hyseni.

Ndërkaq, Ministri Hyseni tha se në takimin joformal të Sarajevës do ta shtrojë edhe çështjen e vendndodhjes së të zhdukurve, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të mos e përdorë çështjen e të zhdukurve si një mjet lufte diplomatike kundër Kosovës, por që ta trajtojë atë në rrafshin humanitar.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›