E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama i jep Çelësin e Qytetit Finit

07/05/2010 Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë Xhanfranko Fini ka zhvilluar gjatë pasdites së djeshme edhe një takim zyrtar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh lider i së majtës shqiptare, Edi Rama. Gjatë këtij takimi është folur veçanërisht për ndryshimet dhe transformimet e ndodhura në kryeqytetin shqiptar gjatë viteve të fundit, pavarësisht sfidave që mbart ky zhvillim. Po ashtu kryebashkiaku Rama, në cilësinë e liderit të opozitës, e njohu presidentin e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë me zhvillimet politike në vend si dhe qëndrimin e forcës politike që ai përfaqëson. Sikundër ka ndodhur edhe me shumë personalitete të tjera ndërkombëtare, kryebashkiaku Rama i ka dhuruar diplomatit italian Çelësin e Qytetit, një vlerësim ky që u rezervohet njerëzve të shquar që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›