E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova merr pjesë në Panairin e Turizmit në Londër

Pjesëmarrja e përfaqësuesve kosovarë nga fusha e biznesit paraqet një rëndësi të madhe, pasi mundësohet prezantimi i vlerave turistike të Kosovës, si promovimi i saj si shteti më i ri në botë.

Që nga dita e parë e hapjes së panairit, stenda e Republikës së Kosovës ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit dhe vizitorët për industrinë turistike të Kosovës.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit nga Kosova po marrin pjesë në këtë panair që do të zgjasë deri më 12 nëntor, duke paraqitur ofertat e tyre turistike, si dhe po këmbejnë informata dhe përvoja me afaristë të ndryshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›