E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë, Berisha, dyshime për vlefshmërinë

Kryeministri Sali Berisha ngriti dje dyshime mbi vlefshmërinë e grevës së urisë së socialistëve nisur nga refuzimi që kryetari i PS-së, Edi Rama, po i bën shërbimit zyrtar mjekësor. Kryeministri shtroi pyetjen: Çfarë fshihet pas tendave të grevës së urisë? Kundrejt kësaj, Berisha ripërsëriti apelin njerëzor dhe zyrtar - siç e quajti ai, për të lejuar urgjentisht ekipet shëndetësore zyrtare të punojnë me secilin grevist, edhe me ata që lëngojnë, edhe me ata që këndojnë. Kjo përbën aktin më të rëndë dhe më ekstrem dhe pa precedent në historinë e kampeve të përqendrimit, burgjeve dhe grevave, - tha Berisha duke shtuar: E drejta e trajtimit dhe mjekimit është e patjetërsueshme. Rama do transparencën e kutive dhe nuk do transparencën e çadrave, - nënvizoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›