Tiranë, ‘thyhet’ shtëpia e Erjon Veliajt, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 2 laptopë
TIRANË- Grabitet banesa e Erjon Veliaj, Sekretar i Rinisë dhe Emigracionit në Partinë Socialiste. Burime nga Policia e Tiranës, konfirmuan për 'News 24' se grabitja ka ndodhur më datë 25 prill.
Banesa e Veliajt ndodhet tek rruga ‘Hoxha Tasim”, pranë sheshit “Avni Rustemi” tek pazari i ri, Tiranë. Nga hetimet paraprake mësohet se 2 persona ende të paidentifikuar kanë gjetur momentin kur në banesë nuk ndodhej njeri dhe pasi kanë ‘thyer’ banesën, kanë bërë dhe bastisjen e sendeve me vlerë.
Nga ‘thyerja’ e banesës, mësohet se janë vjedhur 2 laptopë të markës 'Apple' e sende të tjera me vlerë. Pas denoncimit të Veliajt, policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)