E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr gjatë natës në Xhaminë në Zall Herr, sdihen shkaqet

zjarrfikesTiranë- Një zjarr i madh ka përfshirë Xhaminë në Zall Herr të Tiranës gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës.

Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se flakët e zjarrit që ka rënë rreth orës 03:30 ka bërë që të shkrumbohet çatia e xhamisë dhe një pjesë tjetër e saj.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin në xhami.

Mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë janë ende të paqarta shkaqet e rënies së tij.

Ndërkaq që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›