E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiq e Hyseni, pa foto dhe deklaratë të përbashkët

Serbia dhe Kosova janë dakorduar që t'i dërgojnë ministrat e Jashtëm në Samitin e Sarajevës, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, "Danas".

Gazeta citon zyrtarë të kenë thënë se për të siguruar pjesëmarrjen e kryediplomatëve Vuk Jeremiq dhe Skender Hyseni, pjesëmarrësit në takimin e 2 qershorit nuk do të fotografohen bashkë para dhe pas takimit, si dhe nuk do të ketë deklaratë të përbashkët.

Përveç kësaj, para pjesëmarrësve do të jenë vetëm emrat e tyre, pa funksionin apo vendin. Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë i kanë thënë gazetës se kushtet janë pranuar.

"Jemi të lumtur për shkak se Serbia është dakorduar të marrë pjesë në Sarajevë", i ka thënë gazetës zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

Oliver Ivanoviq, nga Ministria serbe për Kosovën, i ka thënë gazetës se pala serbe është dakorduar të marrë pjesë në Sarajevë, për shkak se takimi është i nivelit më të ulët se ai në Slloveni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›