Greva e urisë me rotacion, dalin 10 minatorë, futen 10 të tjerë
10 minatorë kanë dalë nga greva e urisë në Bulqizë dhe në galeri janë futur 10 të tjerë. Minatorët e dalë nga greva, që qëndronin aty prej 21 ditësh, janë shoqëruar me urgjencë në një klinikë private në Tiranë pasi kanë shfaqur probleme me shikimin. Ndërsa situata në Bulqizë mbetet e rëndë, minatorët kanë kërkuar ndërhyrjen e ambasadorit amerikane, Arvizu.