Unë e kam krahun Mercedes- Benz
Shumë adoleshentë mund të ëndërrojnë të kenë një makinë Mercedes Benz.
Por tifozi i Formula 1, Metju Xhejms, megjithatë kishte një ambicie më specifike. Ai kërkonte që kompania e njohur të ndërtonte një dorë për të.
Metju ka lindur pa krahun e majtë. Ndaj vendosi një ditë ti shkruante Ros Braun, bosit të Mercedes-it në Formula Uno për të gjetur 35 mijë paund për dorën e re. Braun mblodhi një ekip me ekspertët më të mirë dhe krijuan dorën me teknologjinë më të avancuar në planet. Ajo mban deri në 13 kg, mund të mbajë një laps dhe lidh edhe këpucët. Djaloshi ka premtuar se në dorë do të vendosë logon e Mercedes Benz për ti bërë reklamë.
Gishtat e tij kontrollohen me anë të një minikompjuteri, që zbulon impulset elektrike nga pjesa e sipërme e krahut të Metjus. Çdo gisht ka nga një motorr individual, që lejon lëvizjen në mënyrë të pavarur. Krahu ka edhe teknologji Bluetooth, që i lejon atij të lidhet me kompjuterin wireless.

