E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i Bulqizës bëhet i gjallë në gazetë

Po bëhet më shumë se një muaj që minatorët e Bulqizës kanë nisur protestën e tyre. Po ashtu janë 22 ditë në grevë urie. Shumëkush ka pyetur se ku është deputeti i Bulqizës, njeriu që u ka marrë votën atyre për të rregulluar jetesën. Bëhet fjalë për Selami Xhepën. Shumë nga lexuesit e gazetës Tema, të zonës së Xhepës, thonë se ai duhet të flasë si biri i një minatori, që i ka provuar vuajtjet e kësaj kategorie punëtorësh. Dhe më në fund Xhepa është ngjallur duke bërë një shkrim në gazetë. Ndryshe nga deputeti i Matit, Bedri Hoxha, që mori mundimin dhe shkoi aty tek minatorët, Xhepa ka shkruar nga tribunat e medias. Është më kollaj, më e pastër dhe më pa stres kjo punë. Dhe në shkrimin e tij thotë se Bulqiza është në një gjendje të rëndë pasigurie. E çduhet të bëjë një deputet kur qyteti i tij është në gjendje të tillë? Do shkruajë ndonjë gjë sa për të larë gojën, nuk ka zgjidhje tjetër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›