E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua shpenzon 5 orë në ditë me thashetheme

Një grua tipike shpenzon pesë orë në ditë, më shumë se një të tretën e orëve zgjuar, duke bërë muhabet e thashetheme. Në këtë përfundim ka arritur një studim që tregon se gratë në punë apo në shtëpi, shpenzojnë 298 minuta duke u shfryrë në muhabet.

Në qendër të tyre janë problemet e njerëzve të tjerë, kush del me kë dhe formimi i fëmijëve të njerëzve të tjerë.

Gratë shpenzojnë 24 minuta në ditë duke diskutuar për peshën, dietat dhe format.

Studimi është kryer në Britani dhe ka pasur në qendër zbulimin e Mbretëreshës së Llafeve në këtë vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›