E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani britanik për ta bërë Hitlerin sa më femëror

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore dukej se nuk do mbaronte, spiunët britanikë kishin në plan që të fusnin në ushqimin e Hitlerit hormone seksuale femërore, në mënyrë që të uleshin impulset e tij agresive.

Agjentët kishin në plan që të fusnin në ushqimin e tij doza estrogjeni për ta bërë atë më të butë, thuajse si motra e tij e re, Paula, që punonte si sekretare.

Agjentët shpjegonin se estrogjeni ishte përzgjedhur për shkak se nuk kishte shije, dhe kishte efekt të ndadaltë, duke lejuar kështu që të kalonte testet e ushqimit për Hitlerin.

Ky skenar është pjesë e një libri interesant që do dalë në shtator dhe që tregon shumë skema të spiunazhit në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›