Greva e urisë në Shënkoll, 54-vjeçari qep buzët me pe
Shënkoll- Ka qepur buzët me pe, si forma më domethënëse për refuzimin e ushqimit gjatë ditëve të grevë së urisë në burgun e Shënkollit. Prej katër ditësh ai nuk ka ngërën asgjë e as nuk ka pirë ujë.
Sipas burimeve nga burgu, 54-vjeçari Ndue Nikolli nga fshati Xhuxhë i Fanit të Mirditës, me banim tek ambjentet e ish-ndërmarrjes së autotraktorëve në Tiranë, prej katër ditësh, nuk ka marrë as ujë e as ushqim e për të vërtetuar se greva e tij nuk është false, i ka qepur buzët me fije peri. Për të mos iu infektuar buzët nga qepja më parë perin e ka lyer me spec djegës.
Këtë akt e ka bërë pasi, si pretendon ai edhe pse ka kaluar gjysmën e dënimit, nuk ka përfituar leje tre-mujore për mirësjelljen që sipas tij ka manifestuar gjatë qëndrimit në burg prej disa vitesh.
Bëhet e ditur se Nikolli nuk ka përfituar asnjëherë leje për të shkuar pranë familjes, edhe pse është paraqitur para gjykatës jo pak herë. Ai është dënuar për tentativën e vrasjes së trefishtë, pasi para 6 vitesh ka plagosur me armë tre shtetas për arsye pronësie.
Ndue Nikolli plagosi me armë automatike tre persona të familjes, që e pretendonte tokën ku ai kishte ngritur shtëpinë. Që prej asaj kohe vuan dënimin më këtë burg. Ndërkohë që së fundi ka realizuar grevën e urisë ndër më të çuditshmet në burgjet tona.