E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Kodi u miratua me shumicë të gjerë, tani zbatoheni

Tiranë- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri i ka bërë apel politikës shqiptarë që të vërë në jetë zbatimin e Kodit të Ri Zgjedhor, miratuar vetëm një ditë më parë nga parlamenti.

Gjatë një deklarate për hstyp, pas miratimit të Kodit, ambasadori Robert Bosch ka kërkuar nga gjithë aktorët politikë që tani të përqëndrohen në zbatimin e tij.

“Ndërsa Kodi Zgjedhor është aprovuar nga Kuvendi me një shumicë të gjerë, ka ardhur koha të përqendroheni në zbatimin praktik të Kodit, në mënyrë që të sigurohet që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vitin tjetër, të zhvillohen në përputhje me angazhimet ndërkombëtare”- ka thënë ai.

Ambasadori ka garantuar më tej se prezenca e OSBE-së në vendin tonë është e gatshme që të japë ndihmën dhe asistencën e saj në këtë drejtim.

“OSBE është e gatshme të asistojë Shqipërinë në zbatimin e Kodit”, - theksoi ai.  

Kodi i Ri Zgjedhor u miratua në seancën e mbrëmshme në Parlament me shumicë votash dhe pas vlerësimit të shumicës së deputëtëve, si një kod, produkt i një konsensusi të mirë mes palëve. Ai u miratua me 112 vota pro, një votë kundër dhe katër abstenim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›