Greva e urisë pas përfundimit të negociatave
10/08/2010 Greva e punëtorëve, të martën bllokohet plotësisht kompania
Përplasja mes administratorëve të “Kurumit” dhe punonjësve do të bëhet edhe më e fortë në këtë javë. Rreth 700 punëtorë paralajmëruan dje bllokimin e plotë të lëvizjes në firmën “Kurum” dhe nisjen e grevës së urisë, në rast se nuk bëhet kalimi i pagave të tyre. Kreu i Sindikatës së Industrisë Tafë Koleci deklaron se kanë qenë të hapura për negociata gjatë gjithë kohës, por ka munguar vullneti nga pala turke. Ai deklaron se takimi i fundit mes stafit të “Kurumit” do të vendosë nëse 700 punëtorët do të hyjnë në grevë urie për kërkesat e tyre legjitime apo jo. “Në negociatat e fundit me kompaninë jemi në pritje të një përgjigjeje mbi fillimin e tyre pas një takimi që janë duke zhvilluar me njëri-tjetrin. Ne jemi të gatshëm për çdo lloj hapi që u përgjigjet një marrëveshje me bazë kërkesat tona. Nëse vazhdojnë të qëndrojnë ende në të tyren, ne do të fillojmë grevën e urisë brenda ambienteve të firmës. Punëtorët kanë të drejtat e tyre, pasi janë 700 punëmarrës. Ne kemi bërë të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale dhe jemi në pritje të atyre se çfarë do të na ofrojmë. Pavarësisht se ka edhe ndërhyrje nga segmente të caktuara shtetërore, ende jemi në fazën e pritjes.” Ndërkohë për pagat sindikata ka vendosur ultimatum orën 17:00, gjë që do të çojë në një tjetër hap shtrëngues, duke ndaluar çdo lëvizje brenda firmës “Kurum” nga administrata apo drejtuesit e saj. “Lidhur me shqetësimin e pagave, të premten punëtorët duhet të merrnin pagat. Kjo vonesë është edhe një gjë që rëndon më tepër mbi ata. Në mënyrë selective u kanë dhënë vetëm 10 personave. Duan të bëjnë presion, që do t’i përulin punëtorët me forma antiligjore. Në këto raste Kodi i Punës përcakton gjoba të jashtëzakonshme kundrejt pronarëve për mosdhënien e pagave. Ne e kemi mbyllur uzinën në të gjitha sektorët e saj të punës dhe i kemi lënë kohë administratorit që të futet e të punojë në ambientet e tij. Nëse deri sot në orën 5:00 nuk janë kaluar pagat, nesër ai nuk do të futen më në ambientet e uzinës as turq as shqiptarë.” Lidhur me ndërhyrjen e ministrive apo institucioneve Koleci tha se një pjesë e përfaqësuesve është bërë palë me firmën. “Të gjithë përfaqësuesit e ministrive që kanë ardhur këtu nuk kanë zgjidhur asnjë lloj gjëje. Ministria nuk ka asnjë lloj tagri dhe force për të ndërhyrë, por të mos them edhe këtë tjetrën se një pjesë e ministrisë janë bërë palë me firmën. Madje, ka pasur edhe tentativa për thyerje greve nga ministria, pronarët dhe nga forcat e rendit.”
Për kërcënimin mbi largimin e kompanisë nga Shqipëria Tafë Koleci tha se kjo deklaratë është një formë presioni, pasi, kur e kanë blerë kompaninë, është lidhur një kontratë. Ata marrin penalitete dhe brenda kontratës nuk largohen dot. Pritet që pas përfundimit të negociatave punëtorët të vendosin fillimin e grevës së urisë. Tashmë ata kanë zgjedhur ambientet dhe janë përcaktuar personat që do të ndërmarrin grevën në ambientet e firmës “Kurum”.