E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKRT:Gati draftin për kalimin e trasmetive në dixhitale

KKRT përfundon draftin që kthen transmetimet analoge në dixhitale. Sipas kryetares Doda me draftin do te njihet këto ditë OSBE, KE dhe qeveria shqiptare për të kaluar fazën e parë të këtij procesi qe e kalon të gjithë Evropën në dixhitale deri në 2012. 

TIRANE- Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, ka tashmë gati draftin që kthen të gjitha transmetimet analoge në dixhitale. Sipas kryetares së KKRT-së, Mesila Doda, drafti do të jetë këto ditë në duart e OSBE-së, Këshillit të Europës, Qeverisë dhe Parlamentit, për të realizuar edhe miratimin e fazës së parë të tij.
Nisur edhe nga raporti i fundit i Këshillit të Evropës, për mediat vizive, kryetarja e KKRT-së tha se “pavarësisht kushteve të vështira, raporti jep vlerësime për punën e këtij institucioni”. E gjithë Evropa, përfshi këtu edhe Shqipërinë në vitin 2012 do të jetë tërësisht dixhitale. Përpjekjet e KKRT-së, kanë konsistuar pikërisht në plotësimin e boshllëkut të krijuar në administrimin e frekuencave në territorin e Shqipërisë për një periudhë mbi 40 vjeçare. Ligji për transmetimet numerike që u miratua vitin e kaluar është kritikuar nga ekspertë të huaj, të cilët thanë se “drafti nuk garantonte kalimin e suksesshëm nga transmetimet analoge në ato numerike dhe se rrjedhimisht ai duhej riparë”. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›