E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shpërndante heroinë, arrestohet 22 vjecari

ELBASAN-Policia e qarkut Elbasan ka arrestuar nje 22-vjeçar, i cili trafikonte lëndë narkotike. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz u gjetën dhe sekuestruan 8 qese farmaceutike me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë.

22 vjecari i identifikuar si Milej Kurti shpërndante drogën prej disa kohësh në ambinete të ndryshme të qytetit të Elbasanit. Ndërkohe, materialet në ngarkim te ketij shtetasi i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike'.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›