Regjistrimi i popullsisë, pr/ligji sot në Kuvend, AK: Mos e votoni
TIRANE- Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të miratuar me procedurë të përshpejtuar pr/ligjin për regjistrimin e popullisë mbi baza etnike dhe fetare. Miratimi i draftit pritet të shoqërohet me debate, e diskutime nga deputetët e pranishëm.
Në orën 10:00, ( kur ishte planifikuar të niste dhe seanca plenare) mbështetës të Aleancës Kuqezi janë mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër miratimit të pr/ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetrare.
Protestuesit bënë thirrje që "kuvendi i Shqipërise të votojë urgjentisht kundër projekt ligjit Pollo".
“Votoni peticionin e popullit dhe jo pr/ligjin e grekut”- tha një nga përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi duke shtuar se pr/ligji “Bie ndesh me intersat kombëtare “.
Aleanca Kuq e Zi prezantoi dhe nismën e dytë nën moton "Një komb një pasaportë" ku i kërkohet parlamentit ndryshimin e “menjëhershëm” të Kushtetutës në dispozitat për dhënien e shtetësisë shqiptare dhe dhënien e pasaportave shqiptare cdo qytetari me origjine dhe kombësi shqiptare kudo që jeton si : Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Greqi, Serbi apo ne diasporë. Peticioni do nënshkruhet në cdo trevë shqiptare.
Në një prononcim të dy ditëve më parë, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu informoi se të paktën 15 deputetë mbështesin nismën qytetare për të penguar me ligj deklarimin e etnisë dhe fesë, i përfshirë në formularin e regjistrimit të popullsisë, që nis në muajin tetor.
Në rend të ditës janë parashikuar dhe diskutimi dhe miratimi i disa pr/ligjeve të tjera si ai për reduktimin e nivelit të sulfurit në mjedis, pr/ligji për krijimin e akademisë antikorrupsion dhe pr/ligj për pjesëmarrjen e policisë së shtetti në misione paqëruajtëse jashtë vendit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aleanca Kuqezi ndërmerr nismën e re: "Një komb një pasaportë"