E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuqezi ndërmerr nismën e re: "Një komb një pasaportë"

TIRANE- Aleanca Kuqezi merr një tjetër inisiativë nën moton “Një komb një pasaportë”.  Nëpërmjet kësaj nisme Aleanca Kuqezi i kërkon parlamentit ndryshimin e “menjëhershëm” të Kushtetutës së vitit 1998 në dispozitat për dhënien e shtetësisë shqiptare dhe “kërkon me forcë” dhënien e pasaportave shqiptare cdo qytetari me origjine dhe kombësi shqiptare kudo që jeton si : Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Greqi, Serbi apo ne diasporë.

“Eshtë detyrim i shtetit ame te pajise me pasaporta shqiptare, cdo qytetar që jeton brenda dhe jashtë kufijve, të cilët kanë kombësinë shqiptare, ashtu sic veprojnë grekët me homogjenët, serbët me shqiptarët e Kosovës, Bullgaria me maqedonasit, vende të cilat janë dhe anëtare të Bashkimit Europian.”- thuhet në njoftimin për shtyp të AK

Nisma u prezantua sot paradite para parlamentit, ku mbështetës të Aleancës Kuqezi ishin mbledhur për të protestuar kundër miratimit me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare.

".Eshte e turpshme qe nje shqiptar i kosoves pajiset me pashaporte serbe brenda tre ditësh, ndërsa nuk i mundësohet marrja e pasaportës shqiptare"- nënvizohet në njoftimin për shtyp.

Hapat që do të ndërmerren për të mundësuar pajisjen me pasaporte shqiptare të cdo bashkombësi janë
1. Nënshkrimi i nje peticioni në çdo trevë shqiptare.
2 Kërkesën për ndryshime kushtetuese, dhe regjimi te ri juridik për marrjen dhe lënien e shtetësisë shqiptare
3. Respektimin e standarteve te Brukselit për pasaportat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke mos u dhënë të drejtën e votës.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Aleanca Kuq e zi ndërmerr nismën e re: "Një komb një pasaportë"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›