E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari i njohur grek: Nëse nuk miratohet plani i krizës, vendin e merr në dorë mafia

Greqia ka hyrë në një grevë të përgjithshme që pritet të zgjasë 48 orë. Gazetarë të shumtë të huaj janë në Athinë për të ndjekur nga afër zhvillimet. Ata janë të interesuar sidomos për votimin që do i bëjë parlamenti planit të krizës, të paraqitur nga kryeministri grek, Papandreu.

Një nga gazetarët më të njohur në vend, Takis Michas, që shkruan mes të tjerash edhe për Wall Street Journal, thotë se nëse dështon plani i masave, atëherë vendin e merr në dorë mafia.

Nëse ligji e rendi bien, atëherë situatën e merr nën kontroll një grup njerëzish. Ky është krimi i organizuar. Këta njerëz kanë armë, kanë edhe pushtet. Ata do kenë nën kontroll situatën. Kjo është saktësisht ajo që do të ndodhë. Këtë mund ta vëresh kudo në botë. Nëse bie shteti, rezultati nuk është një revolucion në kuptimin klasik. Në vend të kësaj pushtetin e marrin bandat e organizuara. Kjo ndodh në Amerikën Latine, në Afrikë, thotë Michas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›