Greva, mijera mbeshtetes para Kuvendit

Ata u mblodhen ne sheshin para selise se Parlamentit shqiptar, ku jane te ngujuar ne greve urie qe prej nje jave dhejte deputete te LSI-se dhe Partise Demokristiane.
Deputeti Spartak Ngjela, qe mori fjalen para protestuesve, tha se kjo nuk eshte nje lufte per pushtet por nje lufte per parime dhe mbi te gjitha per demokracine, e cila kushtezohet nga e drejta e votes.
Foles te ndryshem ne podiumin e improvizuar bene thirrje per bashkimin e shqiptareve ne kete proteste per te mos lejuar, sipas tyre, qe dy njerez te behen pronare te votes se shqiptareve.
Ata bene thirrje per gjitheperfshirjen e faktorit politik ne diskutimet per reformat e rendesishme politike. Folesit iu referuan zgjedhjeve ne Shtetet e Bashkuara, ku vullneti i lire i popullit solli ne pushtet nje njeri me ngjyre qe arriti te imponoje eren e ndryshimit.