E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, perurohet obelisku i shkronjave

Nje obelisk shkronjash 4 metra i larte eshte vendosur ne kodren e qytetit te Korces, atje ku rreth 100 vjet me pare u mbajt mitingu i germave shqipe.

Per te ringritur obeliskun e munguar ne vendin ku ka qene me pare, eshte zgjedhur dita historike e Kongresit te Manastirit.

Nxenes te shkollave te qytetit dhe arsimtare jane mbledhur ne nje miting ne koder, aty ku ne vitin 1910, 12 mije delegate nga zona e Korces dhe Shqiperia e jugut zhvilluan edhe mitingun e pare te shkronjave shqipe.

Obelisku qe ka qene simbol i dites historike te ketij mitingu ne Korce eshte risjelle ne nje ceremoni ne te njejtin vend nga ku dolen edhe 6 delegatet e Korces, te cilet dhane kontributin e tyre ne Kongresin e Manastirit.

Obelisku do te qendroje ne kete koder qe simbolizon djepin e arsimimit edhe perpjekjet e para per arsimimin shqip ne vend.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›