E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS Edi Rama mbledh aleatët në takimin javor

TIRANË- Opozita e Bashkuar është mbledhur në takimin e përjavshëm të saj.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur aleatët e majtë në një takim, i cili po zhvillohet në Selinë Rozë.

Në takim janë të pranishëm, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i PSV '91 Petro Koçi, kryetari i PDS-së, Paskal Milo dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Temë e këtij takimi do të jetë sërish reforma zgjedhore dhe pritet që opozita e bashkuar të kërkojë që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›