E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva në Greqi, mbyllen 2 ditë doganat

TIRANË-Pikat e kalimit kufitar me shtetin helen nuk do të jenë plotësisht funksionale per 2 ditë me radhë.

Në një njoftim të sotem te Policisë së Shtetit thuhet se për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, në Pikat e Kalimit Kufitar me shtetin Grek nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm i udhëtarëve. Kufizimi i lëvizjes së mjeteve do të bëhet ditën e hënë date 12.09.2011 nga ora 07:00 e mengjesit deri në orën 07.00 mengjesit të ditës së mërkurë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›